Mjeku Genc Sulçebe shprehet se Shqipërisë i duhen të paktën 4 milionë doza që të mposhtë koronavirusin.
“Në Shqipëri duhen në total 4 milionë doza, pasi duhet të vaksinohen të paktën rreth 2 milionë shqiptarë. Të gjitha vaksinat duan kohë, pasi është një proces i gjatë. Në SHBA, Itali dhe Francë ka probleme, por Izraeli deri tani ka vaksinuar rreth 1 milion banorë”, deklaroi mjeku Sulçebe.
Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer.








































