Ishte në detyrë natën e vrasjes së Klodian Rashës, Prokuroria bën lëvizjen e fundit për kolegun e Nevaldo Hajdarit

0
386

Kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivi që qëlloi për vdekje Klodian Rashën, është rikthyer në detyre pas pezullimit. Ndërkohë që për  Hajdarin prokuroria do të dërgojë dosjen për gjykim pas përfundimit të verifikimit nëse ka patur apo njohje të mëparshme me viktimën.

Dy javë pasi ka qëndruar i pezulluar, efektivi i Shqiponjave,  i cili ishte në shërbim  sëbashku me Nevaldo  Hajdarajn, ditën kur u vra Klodian Rasha, është rikthyer në detyrë.

Mësohet se nga verifikimi ka rezultuar se ai nuk ka kryer shkelje, ndërsa ka njoftuar në kohë në lidhje me ngjarjen.

Sa i takon hetimit për efektivin Nevaldo Hajdaraj, organi i akuzës është duke kryer edhe verifikimin e fundit nëse viktima dhe autori kanë patur njohje të mëparshme, ky fakt do të ndikojë në akuzën që do i ngrihet Hajdarit në momentin kur dosja do të shkojë për gjykim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here