Nisur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të rrëzuar qeverinë e Hotit, analisti Baton Haxhiu u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se kriza politike në faktor në këtë shtet vjen si pasojë e zhvillimeve të vitit 2014. Për këtë, Haxhiu ka bërë fajtorë 3 politikanë të Kosovës, që sipas tij, janë Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Baton Haxhiu: Meqë po flasim për krizën, kriza që ka derivuar krejt këtë çfarë po ndodh sot, e ka një referencë, 2014-ën. Edhe ka ndodhur respektivisht prej 3 njerëzve; Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Ramush Haradinajt dhe AAK-së, NISMËS dhe Fatmir Limajt.
Aty veç që s’ka plas lufta civile dhe gazi lotësjellës që është derdhur për demarkacionin në atë pikë, dhe ajo klasë politike, të gjithë së bashku, e ka nënshkruar një gjë, që e ka derivuar idenë e korrigjimit, kemi humbur liberalizimin e vizave, kemi humbur kaq kohë në këtë periudhë, e kemi prurë vendin para luftës civile, edhe para pamundësisë së krijimit të institucioneve.