Google search engine
Home Politike Drejtesi Prokuroria përfundon hetimet për dosjen “184”/ Merren të pandehur 4 ish zyrtare

Prokuroria përfundon hetimet për dosjen “184”/ Merren të pandehur 4 ish zyrtare

0
293

Kanë përfunduar hetimet nga Prokuroria e Dibrës për dosjen e bujshme  “184”. Sipas vendimit të fundit të pandehur janë marrë 4 persona.

I pandehur Robert Aga, ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;

Drini Gjeci, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;

Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative; Tomin akuzuar për shpërdorim detyre;

Hasan Hoti, njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nën hetim, Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, e të tjerë, është kërkuar pushimi i çështjes.

Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar, vepra penale është parashkruar. Për këtë shkak, s’mund të merren në përgjegjësi penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here