Google search engine
Home Aktualitet “Do të vras, do të heq qafe”/ Vjen dëshmia e fortë e...

“Do të vras, do të heq qafe”/ Vjen dëshmia e fortë e autorit: Nuk kisha lekë, i kisha dhënë mish. Mora kallashnikovin dhe e vrava pasi …

0
325

Zbardhet e plotë dëshmia e dhënë nga autori i krimit të rëndë në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës.Autori Vangjel Polovina mësohet se e ka pranuar krimin, pas arrestimit nga policia dhe ka deklaruar të plotë versionin e tij të ngjarjes.

‘Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qerasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Anglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim.

U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likuidoja me mish. Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysmë qira. Unë mendova se u likuiduam, por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha ‘do të vras, do të heq qafe’.

Në këtë moment, kam hipur në mjetin tim ‘furgon’ dhe në sedilen e pasagjerit vendova kallashnikovin. Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për tu afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për tu shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi u largova me furgon nga vendngjarja’-ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit 41-vjeçari Vangjel Polovina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here