Zv.ministrja e Shëndetësisë jep lajmin: Ja kur vjen vaksina anti-COVID në Shqipëri

0
280

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar hartën e publikuar për shpërndarjen e vaksinës, në të cilën parashikohej se ku do të vinte në vendin tonë.

Rakacolli u shpreh se nuk ka informacion se ku janë bazuar për krijimin e hartës, duke u shprehur se Shqipëria do të marrë vaksinë në muajt e parë të 2021.

“Harta është bërë me parashikimi. Varet nga niveli i informacionit për vendin që kanë. Nuk e di informacionin që ka marrë për të përllogaritur këtë lloj afati. Nuk e di çfarë informacioni kanë marrë, e them me përgjegjësi. Shqipëria do ta ketë të gjithë mundësinë për të marrë vaksinën në muajt e parë të 2021. Po punojmë me COVAX,” u shpreh Rakacolli për Open.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here