Një ngjarje tronditëse është zbuluar dje në Itali. Trupat e dy personave u gjetën brenda 3 valixheve në Itali dhe dyshohet se i përkasin një çifti shqiptar.
Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë për këtë ngjarje shokuese. Sipas mediave italiane, policia është vendosur në kërkim të një valixhe të katërt në zonën ku gjetën të parat, kjo pasi mungojnë disa pjesë nga trupi i tyre.
Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj ndërkohë që mungojnë gjymtyrët e poshtme të burrit. Policia po kontrollon të gjithë zonën me qentë e specializuar për kërkime.
Gjithashtu mediat italiane raportojnë se ka dalë dhe autopsia e gruas. Mësohet se ajo është rrahur barbarisht ku kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë siç është raportuar dhe ditën e djeshme, burri ka pasur një çarje në fyt.
Kufomat u gjetën ditën e djeshme në zonën midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano ku autoritetet italiane dyshojnë se bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe. Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe “të mbrojtura” nga një lloj paketimi. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj.






































