Google search engine
Home Politike Drejtesi Pas Adriatik Llallës, SPAK zbret te kryebashkiakët e LSI/ merr të pandehur...

Pas Adriatik Llallës, SPAK zbret te kryebashkiakët e LSI/ merr të pandehur Zamira Ramin për abuzime me detyrën në Gjirokastër

0
338

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit iu ka dërguar një tjetër mesazh zyrtarëve të korruptuar. Pas ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili tashmë është vënë në hetim, dje një tjetër emër i njohur ka rënë në rrjetën e Prokurorisë Speciale. Bëhet fjalë për ish-kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka qenë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka njoftuar ditën e djeshme se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.

SPAK merr të pandehur Ramin për abuzime

Sipas njoftimit të SPAK, zonja Rami nën cilësinë e kryetares së Bashkisë Gjirokastër, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi për ndërtimin e rrugës nacionale (Postbllok)-Sheshi i Çerçizit, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.12.2020 ka paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 38 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurës: Zamira Rami, ish-kryetare e Bashkisë Gjirokastër, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish-kryetarja e bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit””, thuhet në njoftim. Po ashtu, Prokuroria Speciale akuzon ish-kryebashkiaken e Lëvizjes Socialiste për Integrim se ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të dy qytetarëve, duke u shkaktuar atyre një dëm ekonomik. “Ish-kryetarja Bashkisë ka lejuar vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesë milionë e gjashtëqind mijë e pesëqind e njëzetë) lekë”, thotë SPAK.

Detajet

Pra, duket qartë se Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është e vendosur për të luftuar me zero tolerancë korrupsionin në nivel të lartë pushtetarësh, pasi pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka zbritur tek kryebashkiakët e LSI, sikundër fakti që dje ka marrë të pandehur Zamira Ramin për abuzime me detyrën në Gjirokastër. Kujtojmë që Zamira Rami e ka drejtuar Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet 2015-2019. Ajo u mor nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në janar të këtij viti, pasi dosja e saj ka mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut nga kolegët e tyre të Prokurorisë së Gjirokastrës. Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarët Dritan Sako dhe Teodorti Xhai për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here