Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish këtë mëngjes familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Vizita vjen një ditë pas vendimit të qeverisë për një pension për familjen Rasha duke e quajtur vrasjen e tij si aksidentale. Për këtë reagoi dhe i ati i viktimës, Qazim Rasha duke e quajtur një vrasje të dytë të të birit e duke kërkuar zbardhjen.






































