Numri 2 i PS, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë dhënë lajmin e hapjes së spitalit COVID 5 në Elbasan.
Një lëvizje që ishte paralajmëruar në kuadër të masave për përballimin e situatës së koronavirusit.
Ekspertët e Komitetit Teknik kanë bërë të ditur prej javësh se do të kthehen në spitale COVID edhe spitalet rajonale nëse do të ketë shtim të rasteve të hospitalizuar të të infektuarve me COVID-19.
“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve”, tha ministrja Manastirliu.







































