Google search engine
Home Aktualitet Pas Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut, edhe Arbana Osmani do të ketë...

Pas Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut, edhe Arbana Osmani do të ketë në program njerëz që janë në kërkim të dashurisë

0
274

Pas “Përputhen”, moderuar nga Bora Zemani dhe “Love Story”, nga Alketa Vejsiu, edhe Arbana Osmanin do e shohim me një rubrikë të re mbi dashurinë në programin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Një zonjë e quajtur Vjollca ka vendosur të gjejë dashurinë me ndihmën e Arbanës. Këtë e bën të ditur vetë Arbana, e cila ka publikuar disa video me zonjën në fjalë teksa ndodhen në zyrë.

Arbana tregon se zonja i ka kërkuar ta ndihmojë të gjejë partnerin e jetës dhe kështu moderatorja ka vendosur të hapë një rubrikë të re në “Dua të të bëj të lumtur”, që fillon nga janari.

Kërkesat që kandidati duhet të ketë janë: Të jetë i lumtur; të jetë i gjatë 1.76; mbi 45 vjeç, të jetë i zoti i vetes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here