Google search engine
Home Politike “Ishim shokë shkolle me Ramën”, e njohur për të gjithë si ‘Mimoza...

“Ishim shokë shkolle me Ramën”, e njohur për të gjithë si ‘Mimoza Llastica’, Zhaklina Dhimojani merr vendimin surprizë për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

0
533

E njohur për të gjithë si vajza që luajti personazhin e “Mimoza Llasticës”, Zhaklina Dhimojani aspiron që të jetë deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se ka qenë shok shkolle me kryeministrin Rama.

“Nuk preferoj të flas për gjërat që dhurohen se siç thuhet bëje të mirën dhe hidhe në det, njerëzit e pritën pozitivisht dhe kjo më lumturoi pa masë, që do të thotë të jesh pozitiv është gjë që shpërblehet dhe vlerësohet.Të nesërmen mund të jem dhe unë zëri që më përfaqëson në parlament, por unë kam dërguar një video me një mesazh dhe ndoshta është shpejt për të thënë nëse do jem pjesëmarrëse në 25 prill. Të flasësh për sigurinë e një vendi mendoj se kam aftësinë për ta bërë. Nuk kemi qenë në klasë me Edi Ramën, por shok shkolle dhe marrëdhënia sot është se rrugët tona janë ndarë dhe unë bëj pjesë në Këshillin Bashkiak dhe ndoshta ideja për të bërë pjesë aty është mbështetur nga ai”, tha Zhaklina për Top Channel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here