Gjykata e Posaçme e ka lënë në masën e sigurisë arrest në burg pa afat Viktor Ymerin, Emiliano Shullazin, Indrit Rusin dhe Luftar Reçin, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në shkurt të vitit 2005.
Burime thanë se gjatë verifikimit të masës, të hetuarit kanë mohuar njohjen dhe kontaktin me Luftar Reçin.
Pak ditë më parë, SPAK deklaroi se nga hetimet e reja dhe dëshmitë këta persona në bashkëpunim dhe me Lulzim Berishën, Plarend Dervishin dhe Indrit Taullaun kanë organizuar dhe kryer vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.








































