Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Ervin Saraçi ndërroi jetë pas një goditje cerebrale. Lidhur me këtë lajm ka reaguar Bashkia e Elbasanit duke e cilësuar si të rremë.
Bashkia e Elbasanit ka lajmëruar publikun për gjendjen shëndetësore të nënkryetarit Ervin Saraçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata shkruajnë se Saraçi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht ai ndodhet në gjendje kome, por me kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.
Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Ervin Saraçi prej ditësh ndodhet i shtruar në spital, pasi pësoi një goditje cerebrale.
Postimi i plotë:
Një sqarim për të informuar opinionin publik dhe qytetarët elbasanas të prekur nga lajmet e rreme.
Prej disa ditësh tashmë, Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Ervin Saraçi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një goditje cerebrale.
Bashkia e Elbasanit dhe familja e Z. Saraçi falenderojnë qytetarët për mbështetjen e madhe që na keni dhënë këto ditë të vështira. Lutjet tuaj janë bashkuar me lutjet tona që Ervini ta fitojë betejën e tij dhe të kthehet shëndoshë e mirë pranë nesh dhe pranë familjes.
Aktualisht Ervini ndodhet në gjendje kome, por me kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve dhe me lutjet e të gjithëve ne shpresojmë se do t’ja dalë mbanë.
Faleminderit për mbështetjen tuaj!