“Jam i pikëlluar”/ Sapo u kthye nga Nju Jorku shkoi me urgjencë në shtëpinë e familjes Rasha, zbulohrt çfarë u ka thanë Rama prindërve të Klodianit

0
246

Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Rasha, që humbi dy ditë më parë djalin, Klodianin, pasi u qëllua me dy plumba nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit me familjarët, kryeministri mësohet t’u ketë thënë se pret që Prokuroria të zbardhë të vërtetën për atë që ndodhi atë natë.

Po ashtu, mësohet se familjarët kanë kërkuar të vihet drejtësi, të zbardhet e vërteta. Nga ana e tij, kryeministri Rama mësohet se i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe i ka deklaruar atyre mbështetjen e plotë, duke i thënë se, “ne na keni pranë, unë jam shumë i pikëlluar dhe kjo që ka ndodhur është një fatkeqësi. Mezi kam pritur që të vija. Nuk më zinte vendi. Prokuroria do të zbardhë ngjarjen dhe të vërtetën”, mësohet të jetë ky premtimi që i ka dhënë kryeministri familjarëve të 25-vjeçarit të vrarë.

Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja Spiropali dhe nga deputeti i zonës, Ulsi Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here