Banori i fshatit Zvirinë i cili gjeti të pajetë trupat e dy vëllezërve të vrarë me armë zjarri thotë se ka qenë duke ikur rrugës kur ka parë një dorë, ndërkohë që trupat ishin e Andrea dhe Martin Olldashit të mbuluar me dhe. Menjëherë ai thotë se ka njoftuar policinë për ngjarjen.
“I gjeta duke ikur rrugës, Pashë një trup të mbuluar në kanal dhe njoftova policinë. Trupat ishin të mbuluar vetëm një dorë jashtë kishte një person. Sa konstatova se ishte kufomë njoftova policinë”.
Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal në Pogradec të cilët vendosnin gjoba ndaj biznesmenëve. Vëllezërit Olldashi njiheshin si përdorues të lëndëve narkotike dhe janë akuzuar si autorë të disa vjedhjeve.






































