Zjarr i madh në Shkodër, digjen plotësisht tre lokale

0
234

Një zjarr masiv ka djegur tri lokale në qendër të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ne afërsi të teatrit “Migjeni” rreth orës 3:25 të mëngjesit.

Për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.

Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat, ashensori i të cilit ka marre flakë duke e përhapur me pas me shpejtësi tek tre lokalet qe u dogjën plotësisht.

Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal qe ndodhet ne katin e fundit te pallatit dhe jo për banoret, gjë e cila ka bere qe banesat e pallatit te shpëtojnë pa u djegur.

Ne vendngjarje kane mbërritur forcat zjarrfikëse, duke bere shuarjen e flakëve dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here