Google search engine
Home Sociale Zbardhen detajet/ Ja kur do miratohen 1 mijë fituesit e kredisë së...

Zbardhen detajet/ Ja kur do miratohen 1 mijë fituesit e kredisë së butë, ky është kushti i vetëm për aplikantët

0
286

Përpara fundit të vitit 2020, Bashkia Tiranë do të shpallë 1 mijë fituesit e kredisë së butë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se përpara fundit të vitit do të miratohen në Këshillin Bashkiak dhe kreditë e buta për 1000 çifte të reja të Tiranës.

“Ne duam fort akoma që të ecim përpara me 1000 kredi të buta të cilat do t”i miratojmë përpara fundit të vitit për 1000 çifte të reja të Tiranës.

Ftesa ime është edhe për Bashkitë e tjera.

Nuk mjafton vetëm të thuash që të rinjtë janë e ardhmja, ata duan edhe të strehohen diku, përveçse të punësohen diku. Kjo është arsyeja pse ne do ta mbyllim vitin me 1000 kredi të buta për djemtë dhe vajzat e këtij qyteti”, nënvizoi Veliaj.

Përpara disa ditësh, kryebashkiaku tha se kushti i vendosur ishte që aplikuesit duhet të jenë nën 35 vjeç.

“Ne jemi ndoshta e vetmja bashki që inkurajon strehimin e të rinjve, sidomos çifteve të reja. E kemi vënë kusht që aplikuesit duhet të jenë nën 35 vjeç, meqë përcaktimi i Kombeve të Bashkuara për të rinjtë është mosha nën 35, dhe mosha e të dyve duhet të jetë nën 70 vjeç. 1000 apartamente në Tiranë shiten vetëm falë kredive të buta që jep Bashkia e Tiranës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here