Google search engine
Home Sociale Nisin sot testet e shpejta në Tiranë, shefja e ISHP jep detajet...

Nisin sot testet e shpejta në Tiranë, shefja e ISHP jep detajet e rëndësishme: Ja kur japin efekt

0
252

Shefja e ISHP Albana Fico është shprehur se testet e shpejta janë shumë efektivë kur personi testohet në 5 ditëshin e parë pasi është infektuar, sepse sipas saj, ngarkesa virale është më e lartë.

“Është përmirësuar shumë cilësia e mjeteve që ndërhyhet për Covid-19, një ndër to dhe testet e shpejta. Këto teste janë efektive shumë në 5 ditëshin e parë kur ngarkesa virale është e lartë. Pas këtij 5 ditëshi ngarkesa virale ulet dhe aplikohet PCR (tamponi). Mjekët e familjes pas datës 20, do të referojnë një kategori të caktuar pancientësh të cilët përmbushin përkufizimin e saktë për të bërë testin. Ky person referohet brenda ditëve kur testi i shpejt mund të dedektojë rezultatin për Covid”, tha Fico në Neës 24.

Ajo tregoi dhe cilat janë grupet që do të testohen të parat dhe do trajtohen më më shumë prioritet.

“- Janë pacientë mbi 65 vjeç;

– Personat me sëmundje bashkëshoqëruese;

– Personat që kanë shenja që i dallon mjeku i familjes;

-Persona që shërbejnë në qendra për persona të moshës së tretë”, u shpreh Fico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here