Google search engine
Home Aktualitet Tërmeti që shkundi sot Durrësin në të njëjtën epiqendër me atë të...

Tërmeti që shkundi sot Durrësin në të njëjtën epiqendër me atë të 26 nëntorit të vitit të kaluar, flet sizmologu i njohur shqiptar

0
261

Durrësi u lëkund mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë sipas IGJEUM, me epiqendër në veri të Ishmit duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët.

Sizmologu Rexhep Koçi qetëson qytetarët dhe shprehet se nuk ka vend për alarm.

“Ky tërmet është në atë zonë që ka qenë edhe ai i 26 nëntorit, kjo zonë herë pas here ka emetuar tërmete të tillë, kështu që nuk është ndonjë gjë për t’u alarmuar. Të gjithë tërmetet si ai pas tërmeteve të 26 nëntorit këtë rrjedhojë kanë.

Nuk duhet të ketë asnjë shqetësim” tha Koçi për ABC, duke shtuar se asnjë nga pasgoditjet që do të vijojnë nuk do të jetë më e madhe se ajo që shkatërroi Durrësin dhe Thumanë vitin e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here