Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka folur për koncertin “Krishtlindje në Vjenë”, që do të transmetohet nga data 21 deri në 24 dhjetor në televizionet austriake. Pirgu u shpreh se në këtë koncert do të këndojë dy pjesë dhe se në të do të marrin pjesë edhe artistë të tjerë të njohur. Ai dha edhe lajmin e bukur për shqiptarët se në këtë koncert do të këndojë dy arie, njëra prej të cilave është vepra e Naim Frashërit, “Fjalët e Qiririt”. Kjo e fundit do të këndohet në shqip, pasi sipas tij është duhura për gjendjen në të cilën ndodhet bota.
“Për koncertin e Vjenës, programi dhe ariet që kam zgjedhur kanë qenë pak të përzgjedhura për të dhënë një mesazh gjithashtu në Vjenë dhe për publikun tonë shqiptar. Kam zgjedhur dy arie, njërën me tekstin e poetit tonë, rilindasit tonë, Naim Frashëri, “Fjalët e Qiririt”, që për gjendjen që ndodhemi do të ishte shume mirë që kjo drita e qiririt të ndriçonte ndopak këdo që ka trurin të mjegullt këtë periudhë. Gjithashtu edhe melodinë e Ennio Morricon-es që këtë vit e kemi humbur dhe kjo në kujtim të tij, mendova “Nella Fantasia”, është a-ja më e mirë për të rikujtuar mjeshtrin e madh. Mesa munda dhashë mundësi që të këndohej shqip, një arie shqip në televizionin austriak”, u shpreh ainë një intervistë për Euronews Albania.








































