Para pak ditësh policia greke zhvilloi në operacion antidrogë në disa zona të Athinës, Vyrona, Nea Smyrni, Ano Glyfada apo Avlona të Atikës dhe përqendruar kryesisht në Vougla. Mediat fqinje raportuan fillimisht se një trafikant i rrezikshëm shqiptar ishte arrestuar. Në njoftimin zyrtar të policisë greke thuhet se janë arrestuar 8 shqiptarë si dhe është zbuluar një shtëpi e shkretë e shndërruar në laborator të mirëorganizuar dhe profesional për të kultivuar kanabisin me teknologji të lartë. Por përveç shqiptarëve të arrestuar, janë akuzuar dhe 7 persona të tjerë si anëtarë të kësaj organizate kriminale ndërsa 2 të tjerë janë ndaluar në paraburgimet ku kanë qenë.
Gjatë këtij operacioni policia i ka sekuestruar kësaj organizate kriminale:
-(1,800) fidanë të kanabisit,
-(1) kilogram dhe (355.8) gram kokainë,
-(43) kilogramë dhe (300) gram gjethe kërpi,
-(510) gram pluhur me përbërje kimike të panjohur të përshtatshme për falsifikim të kokainës,
-pistoletë me gëzhojë dhe (41) gëzhoja,
-(2) peshore precize, (16) pajisjet mobile gjithashtu pajisje të plota dhe monitorim të ventilimit, elektrifikimit dhe ndriçimit të laboratorëve – kopësht kultivimin e kërpit hidroponik (llambat, dehumidifikuesit, tubat e ventilimit, instrumentet automatike të ujitjes, plehrat, etj.)








































