Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutimi i efektivit të FNSH në Lezhë/Shoqerohen 15 persona, ja dy pistat...

Ekzekutimi i efektivit të FNSH në Lezhë/Shoqerohen 15 persona, ja dy pistat ku dyshon Policia

0
276

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë tronditi familjen Prela në Lezhë ku efektivi 25-vjeçar Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të kësaj të shtune në rrugën Lezhë-Milot teksa kthehej nga Shkodra. Ende nuk ka informacione për autorët e këtij krimi, pasi Xhulio rezultonte një person mjaft pozitiv dhe pa asnjë konflikt me të tjerët. Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 15 persona por nuk dihet motivi ose arsyeja.Prokurori Erjon Shehaj, i cili po drejton hetimet tha se po shikohet edhe mundësia e një grabitjeje, por nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes.

Më herët gjatë ditës babai i efektivit të FNSH-së, Xhuljo Prela, Martin Prela kërkoi nga drejtësia që të zbardhet ngjarja e plotë dhe autorët të marrin dënimin që meritojnë. Ai theksoi se familja e tij nuk ka hasmëri me njeri, por ka përmendur se i biri ka patur një konflikt me një person në Lezhë para dy vitesh dhe si pasojë ai thotë se Xhuljo u detyrua të vendosej në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here