Google search engine
Home Politike Kishte shkuar për kurim në Turqi/ Humb jetën në moshën 59-vjeçare nga...

Kishte shkuar për kurim në Turqi/ Humb jetën në moshën 59-vjeçare nga COVID-19 ish ministri i PS

0
310

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.

Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, atu ku dhe po merrte trajtimin e nevojshëm.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013 dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here