Google search engine
Home Aktualitet Pipero flet për skandalin e grumbullimit në TEG: “Mu mbushën sytë me...

Pipero flet për skandalin e grumbullimit në TEG: “Mu mbushën sytë me lot, nuk kanë vrarë vetëm veten”

0
224

Black Friday” (e premtja e zezë) ka bërë që njerëzit të nxitojnë drejt dyqaneve të mëdha të qendrave tregtare duke mos pyetur fare për pandeminë. Disa ditë më parë qarkulluan në rrjet pamje të shumta shqetësuese nga qendra tregtare “TEG”, ku njerëzit shihen të grumbulluar para dyqaneve duke pritur radhën për të hyrë brenda tyre e përfituar nga ofertat

Ndërkohë vetëm 10 ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi masat e reja anti-Covid për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Mes masave të vendosura ishte edhe: “Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, në ambiente të hapura dhe të mbyllura”. Më shumë se 10 persona nuk lejohen, por nëse bëhen mbi 100 persona në një vend, për më tepër të mbyllur, nuk ka asnjë lloj problemi, sipas shtetit tonë me dy standarde.

Për këtë situatë ka reaguar edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili ka treguar se është përlotur kur ka parë videot që kanë qarkulluar në rrjet.

“Kur e kam parë këtë pamje mu mbushen sytë me lot. Është një pamje që askush nuk duhet ta lejojë. Nuk kanë vrarë vetëm vetën, ata shkojnë në shtëpi ku takojnë të tjerë persona dhe ky person infekton ndoshta 400 të tjerë. Kemi ekspozim të madh dhe mundësia për ta shpëndarë është më e madhe. Janë pamje tronditëse që nuk duhet t’i lejojmë”, u shpreh Pipero.

prej kohësh ka ngritur shqetësimin se Policia e Shtetit vendos gjoba selektive dhe në këtë situatë të vështirë kush nuk ka lidhje të forta me qeverinë mund të gjobitet shumë kollaj. Qindra biznese gjatë kësaj kohe kanë marrë gjoba të majme për zhvillimin e aktivitetit të tyre kundra rregullave anti-Covid, sidomos baret e restorantet. Edhe pse mund të ketë pasur raste abuzimi, është e sigurt se në asnjë restorant apo bar nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë grumbullime njerëzish sa në qendrën tregtare.
Përderisa rrjetet sociale kanë gëluar nga videot e fotot që vijnë nga qëndra “TEG” dhe askush nuk mori asnjë masë për shpërndarjen e njerëzve, është e sigurt se policia do të vazhdojë ende të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here