Google search engine
Home Sport Kumbulla kthehet me skuadrën, verdhekuqtë e grumbullojnë për ndeshjen e sotme

Kumbulla kthehet me skuadrën, verdhekuqtë e grumbullojnë për ndeshjen e sotme

0
218

COVID-19, tashmë është thjesht një kujtim për Marash Kumbullën. Mbrojtësi prej disa ditësh ka fituar betejën e tij me virusin e rrezikshëm, ndërsa tashmë është gati e të futet sërish në fushën e gjelbër për të mahnitur me cilësitë e tij.

Cilësi që Romës, i kanë munguar jo pak dhe kjo u pa kur pësuan katër gola nga Napoli, teksa në mbrojtje mund të ishte bërë më mirë. Megjithatë, trajneri Fonseka do të jetë më i qetë teksa futbollisti i kombëtares është bërë sërish pjesë e skuadrës dhe sot është i grumbulluar për ndeshjen që kryeqytetasit kanë me Jang Bojs.

Zvicerianët janë një kujtim i bukur për Kumbullën, pasi pikërisht ndaj tyre ka realizuar golin e parë si roman dhe do të kërkojë të përsërisë vetveten edhe pse për shkak të rolit në fushë nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se është shumë larg portës kundërshtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here