Humbin jetën dy persona të infektuar me Covid-19 tek “Shefqet Ndroqi”, njëri prej tyre vetëm 37-vjeç

0
267

Dy qytetarë nga Elbasani kanë humbur jetën këtë të enjte pasi ishin infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një 73 vjecar dhe një 37 vjeçar, ky i fundit pa sëmundje bashkë-shoqëruese.

Mësohet se 37 vjeçari ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spitalin Covid 2.

Prej 10 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here