Parlamenti miraton sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar që do të hedhë dritë për të gjitha veprimet që lidhen me hetimet e kryera në territorin shqiptarë për llogari të krimeve të supozuara të UÇK-s.
Mësohet se ky komision pritet të drejtohet nga socialisti, Ulsi Manja.
Gjithashtu mësohet se nga mazhoranca do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku Enver Roshi.
Pjesë e komisionit do të jetë edhe deputetja Elena Xhina.