Google search engine
Home Sport ‘Nuk ma merrte mendja që do e kaloja Rinasin në një karrocë...

‘Nuk ma merrte mendja që do e kaloja Rinasin në një karrocë me rrota’/ Skënder Gega mbërrin në Shqipëri pas trajtimit për COVID në Turqi

0
275

Trajneri i skuarës së Kukësit, Skënder Gega ka mbërritur në Shqipëri pas trajtimit nga koronavirusi në Turqi. 

Gega është shprehur shumë i lumtur për rikthimin shëndoshë e mirë.

Ai tha se nuk ja merrte mendja që do ta kalonte aeroportin e Rinasit në karrige me rrota.

“Jam i kënaqur, nuk do ma merrte mendja që do e kaloja Rinasin në një karrocë me rrota. Jam i lumtur që e kalova unë dhe familja ime këtë situatë” – tha Gega.
Gega u shpreh se është terapia e ndjekur në Turqi ka sjellë një përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij duke deklaruar se mezi pret që të rikthehet në fushën e blertë për të drejtuar ekipin verilindor.

“Do mundohem sa më shpejtë të jetë e mundur. Për fat të mirë mjekët kanë parë një përmirësim të madh nga terapia që kam ndjekur. Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm” – tha Gega për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here