Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vlorë/ Policia jep detajet çfarë kishte bërë më...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vlorë/ Policia jep detajet çfarë kishte bërë më parë i riu në Itali

0
287

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit mbrëmjen e së martës në Fishë Dukat të Vlorës. 

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Vlorës, viktima i identifikuar si Benjamin Bezhanaj është qëlluar me mbi 10 plumba nga autorë ende të paidentifikuar. Ndërsa, nga verifikimet e bëra, uniformat blu thanë se Bezhanaj rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm në Itali.

Sipas informacioneve nga uniformat blu në Policinë e Vlorës, mësohet se viktima momentin kur është qëlluar nga autorët ka qenë i vetëm në makinë. Në drejtim të mjetit të tij janë lëshuar mbi dhjetë plumba, ku disa prej tyre kanë prekur 27-vjeçarin, i cili më pas ka mbetur i vdekur në vend.

Burimet thanë më tej se viktima kishte një vit që ishte kthyer nga Italia, ndërsa në Shqipëri nuk rezulton të ketë precedent penal. Në shtetin fqinj ai rezulton të ketë kryer një dënim për trafik narkotikësh.

Autorët e kanë ekzekutuar të riun në momentin kur ky i fundit sapo kishte lënë të fejuarën e tij te prindërit e saj. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe një sërë gëzhojash arme të cilat do t’i nënshtrohen një ekspertimi balistik. Po ashtu, do të mblidhen edhe pamjet e kamerave të sigurisë rreth zonës ku ndodhi ngjarja, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Në Polici janë shoqëruar disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve në këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here