Google search engine
Home Aktualitet Atentati në Vlorë/ Ky është 27-vjeçari që u ekzekutua në makinën e...

Atentati në Vlorë/ Ky është 27-vjeçari që u ekzekutua në makinën e tij

0
255

Një i ri është ekzekutuar në makinën e tij me breshëri automatiku, mbrëmjen e djeshme në aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës. Burime për Report tv bëjnë me dije se nga atentati është vrarë 27 vjeçari Benjamin Bezhanaj, i cili sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit.

Në drejtim të makinës ku ndodhej viktima është qëlluar mbi 10 herë, me breshëri automatiku, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja deri më tani. Bezhanaj ka vdekur në vend si pasojë e plagëve të marra.

27-vjeçari së fundmi ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer dënimin me burg në Itali. Po sipas burimeve, pista që po hetohet për vrasjen e 27-vjeçarit lidhet me këtë të shkuar pasi nuk ka dyshime të tjera. 

Pas atentatit policia ka ngritur postblloqe pranë Ujit të Ftohtë dhe në Himarë, ndërsa po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit ose të autorëve.

Atentati në Vlorë, ky është 27-vjeçari që u

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here