Google search engine
Home Aktualitet A ka më të ëmbël se kaq? Donaldi i bëri Borës dhuratën...

A ka më të ëmbël se kaq? Donaldi i bëri Borës dhuratën më të bukur

0
367

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kthyer në njërin prej çifteve më të pëlqyera në showbizin shqiptar.

Ditën e sotme të dy na kanë ëmbëlsuar ditën me deklaratat dhe gjestet e ëmbla publike

Sikundër e dimë tashmë, Donaldi ka pasion pikturën, për të cilën ka studiuar, dhe shpeshherë ndan me ndjekësit pjesëza nga arti i tij.

Mirëpo, ditën e sotme ai ka realizuar ndoshta pikturën më të bukur, partneren e tij. Aktori i njohur ndau në Instagram një video ku ka treguar gjithë procesin për realizimin e këtij portreti, teksa ka shkruar “Për ty @borazemani

Bora Zemani ishte e ftuar speciale puntatën e parë të spektaklit të ri të vëllezërve Veshaj dhe nuk la gjë pa treguar.

E ulur përballë partnerit të saj, Donald Veshaj, në sfidën “Ndaj ose Haje”, moderatorja dhe aktori i humorit treguan detaje të shumta rreth lidhjes së tyre 2-vjeçare, për të cilën deri sot janë treguar të rezervuar në maksimum. (KLIKO)

Së fundmi, Bora po shijon suksesin e “Për’puthen” moderimi i të cilit iu besua asaj këtë sezon. Kurse Donaldi së bashku me Romeon kanë sjellë “Binjakët show”, që është pritur shumë mirë nga publiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here