Në Vlorë numrat e Covid-19 janë çdo ditë në rritje dhe për këtë shkak Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka mbyllur gjykatën e Apelit.
Kjo mbyllje është bërë për shkak se në këtë institucion janë prekur disa persona nga Covid-19.
Bëhet me dije se gjykata e Apelit do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë.
Deri më tani në vendin tonë 810 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 38.182.