Ja kush është modelja që ja ka rrëmbyer zemrën Thomas Strakosha

0
401

Futbollisti i njohur shqiptar, Thomas Strakosha, ka vendosur të mos i fshehë më punët e zemrës!

Ai ka pranuar hapur se është kokë e këmbë i dashuruar, duke bërë publike lidhjen e tij me modelen seksi Esther Adjoa Asiedu.

Strakosha ka publikuar më herët në Instagram një foto me gjysmën e tij, ndërsa krahas postimit ka shkruar: “Zemra ime është e kyçur”, duke i treguar kështu të gjithëve se modelja është personi që dashuron.

Në  llogarinë e Esther-it në Instagram nuk kanë munguar gjithashtu pozat me futbollistin dhe lidhja e tyre duket tashmë e konsoliduar.

Gjithçka që dua”- janë fjalët e modeles krahas fotos me futbollistin shqiptar.

S’dihet saktësisht prej sa kohësh po e shijon dyshja lidhjen e tyre të dashurisë, por tani duket se gjërat janë bërë tepër serioze.

Madje, futbollisti ka hedhur një tjetër hap të madh në marrëdhënien e tyre, duke ia prezantuar bukuroshen pjesëtarëve të shtëpisë.

Sipas “Panoramës”, Strakosha që mungoi te Lazio prej 1 muaji, i është kthyer jo vetëm skuadrës, por edhe familjes së tij në Athinë, që përbëhet nga nëna, babai ish-futbollist me emër, Foto Strakosha, dhe vëllai Dimitris.

Ai ka udhëtuar drejt Greqisë me partneren, duke e çuar kështu partneren në shtëpinë e prindërve të tij.

Gjërat sa vijnë e bëhen më serioze mes tyre, ndërsa nuk dihet ende se kur do të shpallin fejesën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here