Ministri jep lajmin e papritur: Kufizimet mund të zgjasin deri në…

0
201

Masat e pjesshme të bllokimit të Gjermanisë mund të zgjasin deri në pranverë nëse infeksionet nuk vihen nën kontroll, tha Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier në një intervistë të botuar të shtunën.

Ai është shprehur se Gjermania ka përpara muajt e gjatë të dimrit dhe situata varet shumë edhe nga vaksina anti-Covid.

“Ne kemi përpara tre apo katër muaj të gjatë dimri. Shumë do të varet nga mbërritja e një vaksine. Por është e mundur që kufizimet të vazhdojnë e në muajt e parë të 2021”, tha Altmaier.

Kujtojmë që Gjermania i ka rezistuar pandemisë më mirë sesa shumë vende fqinje, por aktualisht po lufton të përmbajë valën e dytë të COVID-19.

Deri më tani në Gjermani 16,377 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,041,970.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here