Babai i biznesmenit Gentian Malindi, avokati Ilir Malindi ka reaguar pasi SPAK mbylli sot hetimet duke e shpallur Gentian Malindin të pandehur për çështjen e 137 kilogramëve kokainë.
Ai akuzohet se është porositësi i kokainës që u nis nga Ekuadori, që u gjurmua nga DEA amerikane deri në portin e Pireut në Greqi, ku agjentët kryen edhe zëvendësimin e kokainës me pako orizi.
Ilir Malindi ka thënë se djali i tij është i pafajshëm, dhe se prokuroria s’ka asnjë provë ndaj tij. I pyetur se ku ndodhet djali që u arratis fill pasi zbuloi se pakot me kokainë që priste te zona e Plepave në Durrës ishin në fakt oriz, Ai tha se “djali ndodhet në malet e Shqipërisë ku po merr ajër të pastër”.