Google search engine
Home Politike 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit/ Çuçi flet si ministri që...

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit/ Çuçi flet si ministri që koordinoi menaxhimin e situatës: Kishim një mision të përbashkët, të ringriheshim nga rrënojat dhe të vazhdonim përpara

0
281

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i cili koordinoi menaxhimin e situatës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit reagoi dje me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke bërë një bilanc në 1-vjetorin e tragjedisë. Teksa fillimisht shpreh ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën, ministri Çuçi shprehu mirënjohje për ekipin me të cilin punoi, për të cilët u shpreh se misioni i përbashkët ishte ringritja nga rrënojat e tërmetit. “Sot një vit nga tërmeti apokaliptik i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, plagosi qindra të tjerë dhe la pa strehë mijëra familje. Isha në Durrës një ditë pas katastrofës kur sapo u ngarkova nga Qeveria si Ministër Fuqiplotë për Menaxhimin e Situatës pas Tërmetit. Veç ngushëllimit për familjet e atyre që humbën jetën, sot një vit më pas dua të shpreh edhe një falenderim të madh për të gjithë ata me të cilët punova për më shumë se dy muaj. Një skuadër fantastike, me të cilët bëmë një punë të jashtëzakonshme dhe kishim një mision të përbashkët; të ringriheshim nga rrënojat dhe të vazhdonim përpara, me besim dhe shpresë se ditë më të mira do të vinin e gjithçka do të rindërtohej, siç në fakt po rindërtohet”, tha ai.  Ndër të tjera Çuçi falënderoi ekipet e shpëtimit nga vendet fqinje si edhe skuadra e ndihmës humanitare mjekët emergjencat civile si edhe bizneset. “Faleminderit ekipeve të shpëtimit nga Kosova, Italia, Turqia, Greqia, Franca, Zvicra, Izraeli, Rumania, Serbia etj. Faleminderit Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit. Faleminderit skuadrave të ndihmës humanitare, duke nisur që nga mjekët, infermierët dhe gjithë shërbimi spitalor; mësuesit dhe edukatorët, Autoriteti Portual e Bashkia Durrës, Emergjencat Civile”, tha Çuçi. Sakaq ai shprehu falenderim edhe për BE, ndërsa po ashtu falënderoi edhe donatorët të cilët kontribuuan për Shqipërinë në procesin e rindërtimit. “Faleminderit Bashkimit Europian, OKB-së e Bankës Botërore; Ambasadori Luigi Soreca, Brian J. Williams, Limya e Maryam. Falë lidershipit të jashtëzakonshëm të kryeministrit Edi Rama ia dolëm që në Konferencën e Donatorëve të kishim një sukses që askush s’e mendonte më parë. Bashkuam zemrat dhe mendjet e miqve e partnerëve ndërkombëtarë, që angazhuan 1.15 miliardë euro për Shqipërinë. Një solidaritet ky i pashoq, për të cilin ne shqiptarët i jemi thellësisht mirënjohës çdo shteti e organizate që do të na ndihmojë me rindërtimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here