Një shtëpi në Prrenjas, brenda së cilës jetonin dy të moshuar, është përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes. Fatmirësisht çifti i të moshuarve, të cilët jetonin vetëm kanë dalë nga shtëpia menjëherë sapo kanë parë zjarrin.
Të dy kanë njoftuar menjëherë forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Banesa mësohet se është në pronësi të Refat Omerit, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij, ia kanë dalë që të shpëtojnë pa lëndime.
Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa Bashkia e Prrenjasit ka akomoduar familjen në një hapësirë tjetër.


































