Jozefina Topalli tregon pengun e saj të madh: PD-në e kam mbrojtur me kallash tek koka

0
260

Jozefina Topalli se si e ka mbrojtur Partinë Demokratike duke vënë edhe jetën e saj në rrezik. Ish-kryeparlamentarja shtoi se do t’i rikthehet jetës politike, duke ndjekur të njëjtat parime dhe duke marrë vendime të forta. “Sot ajo nuk është partia demokratike që unë kam ëndërruar dhe kur e them këtë më beso se është një dhimbje e madhe, janë 20 vite të jetës sime investim tek ajo forcë politike nga e cila shumica e viteve kanë qenë në opozitë”, tha ndër të tjera Topalli.

“Kur kishim ëndërra dhe kishte idalizëm unë isha vetëm kur shkoja në jug të mbroja partinë demokratike, jo me fjalë me vepra, jo një herë po muaj të tëra dhe me kallash te koka. Sot ajo nuk është partia demokratike që unë kam ëndërruar dhe kur e them këtë më beso se është një dhimbje e madhe, janë 20 vite të jetës sime investim tek ajo forcë politike nga e cila shumica e viteve kanë qenë në opozitë. Unë flas me fakte nuk flas me fjalë, unë dua që të këtë një parti demokratike, kur them demokratike me parimet e partisë, ajo mun dta ketë emrin ndryshe “Lëvizja për Ndryshim” dhe e ka pikërisht ashtu për të sjellë ndryshimin, për të sjellë ca vlera demokratike, për të sjellë besimin te njerëzit, për të sjellë shërbimin ndaj interesit publik dhe jo interesit privat. Unë nuk besoj te partia e kunatit sikurse nuk besoj te kundërshtari im politik, Edi Rama apo Ilir Meta. Unë nuk mund të shkoj pas partisë së kunatit dhe dua të jem e vërtetë me veten time dhe shqiptarët. E kam thënë dhe do e them unë nuk mund të jem peng i kryetarëve, i asnjërit, përsa kohë unë do të kem liri, unë do të them atë që mendoj dhe e vërteta ime, është liria ime. Nëse në jetën time politike kam pasur disa vendime të forta, dhe kam patur vendime të forta, edhe kur kam qenë në opozitën e parë, edhe kur kam qenë kryetare e parlamentit, edhe kur kam qenë në parlament e rrethuar me krim, është për shkak se gjërat i kam thënë dhe bërë ashtu sic unë i kam besuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here