Deklarata e Presidentit/ Artan Hoxha paralajmëron Ilir Metën dhe i lëshon ‘thumbin’ e fortë

0
322

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas një deklarate të presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëroi policët që do tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që po vjen. “Nëse një polic prek një votë në 25 prill, do përfundojë më keq se policët e Mubarakut”, është kjo deklarata e presidentit që solli reagimin Hoxhës. “Vetem kujdes me referencat patriot, mos u ngaterro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten ne zyre gjate grushtit te shtetit, te organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..”, i shkruan Hoxha. Më tej gazetari i kujton Metës si përfundoi presidenti Hosni Mubarak, njeriu me i fuqishëm i Egjiptit për 30 vite me radhë. “Pasi u rrezua me revolucion popullor nga pushteti, gjate “pranveres Arabe” me 2011-en, Mubarak, u arrestua dhe perfundoi ne burg nga mosha 82-vjeçare deri ne moshen 88-vjeçare… Je ende shume i ri ne moshe, president, largoi nga koka enderrat e keqija…”, shprehet Hoxha.

Postimi i Hoxhës

Interesante deklarata e presidentit, sot ne mbremje per fatin e “policeve te Mubarakut”…

Vetem kujdes me referencat patriot, mos u ngaterro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten ne zyre gjate grushtit te shtetit, te organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..

Kot me pyet, a e dini si perfundoi, presidenti Hosni Mubarak, njeriu me i fuqishem i Egjiptit per 30 vite me rradhe?!

Pasi u rrezua me revolucion popullor nga pushteti, gjate “pranveres Arabe” me 2011-en, Mubarak, u arrestua dhe perfundoi ne burg nga mosha 82-vjeçare deri ne moshen 88-vjeçare…

Je ende shume i ri ne moshe, president, largoi nga koka enderrat e keqija….

Problemi i vertete i Egjiptit, nuk ishin “policet e Mubarakut”, por Mubaraku vet dhe pushteti autokratik i tij…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here