Deklarata e papritur e Klodiana Lalës/ Zbërthen skemën që përdorin trafikantët shqiptarë: Në këto momente ka persona që janë marrë peng

0
250

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga skema që ndiqet nga trafikantët e drogës, të cilët transportojnë lëndë narkotike nga Amerika Latinë në vendet e Bashkimit Europian. Lala u shpreh se në momentin që niset një ngarkesë, nga Shqipëria dikush shkon dhe mbahet peng, si garant që porosia do të shkojë në destinacion.

“Në këto momente që flasim ka persona që janë peng. Në momentin që niset një ngarkesë një person shkon dhe qëndron peng. Në momentin që nisi pandemia, Interpol Tirana i dërgoi një shkresë Ekuadorit dhe mori një listë të shqiptarëve që jetojnë atje. Ka një numër jashtëzakonisht të madh. Shifra zyrtare është shumë herë më e lartë se ajo që ka grumbulluar media. Pjesa më e madhe e pengjeve, në Shqipëri nuk kanë asnjë problematikë. Nuk shkojnë vetëm për një rast. Iu kthehet në rutinë dhe krijojnë familje atje,”-tha ajo në “Opinion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here