Nikola Spasov, trajneri bullgar i Montanës ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Spasov ishte infektuar me virusin që po bën namin në gjithë botën, ndërkohë që pas 3 javësh i shtruar në spital ndërroi jetë.
Trajneri i ndjerë, ka pasur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, teksa u shpall kampion në vitin 1978 me Lokomotivën e Sofjes. Si trajner suksesin më të madh e regjistroi në vitin 2015 me Çerno More Varna, ku fitoi Kupën dhe Superkupën bullgare.


































