Ministria e Jashtme ka njoftuar shtyrjen e orarit të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës. Përmes njoftimi zyrtar, ata bëjnë me dije se orari do të jetë nga ora 07:00 – 23:00 në ndryshim nga sa ishte më parë, 06:00 – 22:00.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë greke:
Duke filluar nga dita e sotme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kushdo që ka hyrë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00 të ditës së sotme, duhet të vetëkarantinohet një javë.









































