‘Dy mjeke të reja ranimatore po qanin’/ Mjeku tregon dy rastet e rënda brenda spitalit COVID: Ishte eksperienca më e dhimbshme

0
284

Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj teksa ka komentuar situatën e COVID në vendin tonë është shprehur se rasti më i rëndë që nuk mund ta harrojë kurrë, ishte ai i djeshmi ku një grua shtatzanë humbi jetën, për shkak të komplikacioneve nga Covidi.

“Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja. Ku dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzanë. Ishte shumë e dhimbshme. Një eksperiencë tjetër ka qenë një mjeke infeksioniste që do të merrte turnin dhe qante nga ngarkesa e madhe emocionale kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë. Ishte fundjavë, janë situata mjaftë të vështira që nuk i harron në jetë. Janë të rënda. Insistoj që njerëzit të ruajnë vetveten, ne jemi aty dhe këtë punë do ta bëjmë por duhet të ruhet edhe ezaurimi fizik i bluzave të bardha.”-tha mjeku në ‘Open’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here