Mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj është shprehur kategorikisht kundër trajtimit të të sëmurëve me bombola oksigjeni në shtëpi.
“Nga ne është e kundërshtuar në mënyrë aboslute. Oksigjeni nuk duhet të trajtohet në kushtet e shtëpisë. Unë mendoj se i gjejnë privatisht, kemi kundërshtuar në mëyrë aboslute marrjen e këtyre bonbola në shtëpi. Dihen efektet anësore që jep oksigjeni në mënyrë të tepruar, i vetmi që duhet të vendosë për marrjen e oksigjenit është mjeku spiacialist dhe as ne mjekët e familjes.Ne po bëjmë të pamundurën. Jemi në lidhje të përditshme me pacientët. Gjej rastin tu bëj qytetarëve që ti drejtohen mjekut të familjes.Do të kërkoja me shumë ngulm nga qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes që në simptomat e tyre të para. Kjo shkurotn edhe shpenzimet, duke mos marrë receta nëpërmjet miqve. Duke u lidhur me mjekun e familjes marrin trajtim më të mirë”, tha Nazaj.