Google search engine
Home Sociale Flasin familjarët pas vdekjes së 28-vjeçares tek Spitali Infektiv: U infektua pas...

Flasin familjarët pas vdekjes së 28-vjeçares tek Spitali Infektiv: U infektua pas një ndërhyrje

0
293

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me vdekjen e vajzës 28 vjeçare që ishte e infektuar me covid si dhe 5 muajshe shtatzënë.

Familjarët e Emanuela Dalipit kanë treguar se para një muaji ajo bëri një ndërhyrje në dhëmballë. Pas saj është vizituar sërish dhe i thanë që duhet të merrte mjekim për azëm e më pas është dërguar në spitalin Covid.

“E reja ishte 5-muajshe shtatzënë. Para një muaji kishte pasur një ndërhyrje në një dhëmballë, pas problemeve, dhe prej asaj kohe ka pasur dhimbje të vazhdueshme koke. Ka shkuar në një klinikë private dhe ka bërë një vizitë për dhimbjet e kokës, ku menjëherë më pas i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen. Ajo ka shkuar sërish për vizitë, ku mjeku i ka dhënë mjekim për azëm. Kjo ja ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore. Pastaj ajo është drejtuar drejt spitalit Covid-1, ku është trajtuar për një javë. Katër ditët e para ka qenë në dhomat e spitalit, por duke qenë se ishte dhe shtatzënë kishte vështirësi në trajtimin e saj, pasi ilaçet ndikonin te shtatzënia, duke i bërë që fëmija t’i ngjitej lart dhe vajza kishte anoreksi, nuk hante.” janë shprehur familjarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here