Google search engine
Home Sociale Dokumenti/ Miratohet zyrtarisht urdhri për masat e reja kundër koronavirusit

Dokumenti/ Miratohet zyrtarisht urdhri për masat e reja kundër koronavirusit

0
247

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka miratuar zyrtarisht masat e reja anticovid-19. Manastirliu ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, pas vendimit që u mor ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare.

Vendimi
Komiteti Teknik i Ekspertëve që po minotoron situatën e infektimeve me koronavirus ka vendosur që të ndalojë grumbullimet me më shuëm se 10 persona në ambiente të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Përmes një konference me gazetarët, Albana Fico bëri me dije rregullat e reja, teksa shtoi se këto masa kanë ardhur si pasojë e shtimit të numrit të të infektuarve, që ka shkuar në 504 për 100 mijë banorë. Fico shtoi se edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale ka pësuar rritje, duke lënë vetëm 20-25% të kapaciteteve të lira.

Dokumenti/ Miratohet zyrtarisht urdhri për masat e reja kundër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here