Pesë të dënuar në burgun e Bënçës në Tepelenë janë infektuar me koronavirus.
Mësohet se ata janë transportuar në burgun e Shën Kollit për të marrë trajtimin e duhur dhe për të mos infektuar të burgosur të tjerë.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka të tjerë të infektuar.