Quhet Hold-Up dhe është një film francez prej gati tre orësh i realizuar, me më pak se 200 mijë euro në financim, nga një ish-gazetar i rrjetit televiziv Tf1. Dokumentari u publikua në 9 nëntor dhe mijëra njerëz po e rihapin atë në mediat sociale. Midis tyre është aktorja 53-vjeçare Sophie Marceau. Me Marceau janëbashkuar edhe Marion Cotillard dhe Juliette Binoche , dy yje të tjerë francezë të magjepsur nga komploti i dokumentarit.
Sophie Marceau postoi posterin në Instagram, duke shtuar frazën: “Ata na quajnë të padobishëm ” duke e lidhur me filmin, shkruan Corriere della Sera . Teza përfundimtare e filmit është se pandemia do të ishte një komplot botëror i kurdisur nga qeveritë, media, industritë farmaceutike me pjesëmarrjen e Bill Gates dhe Jacques Attali. Juliette Binoche, nga ana tjetër, gjatë Lock doënit në maj shkroi në Instagram:
“Këto janë operacione të organizuara nga grupe financiare ndërkombëtare (kryesisht amerikane), prej disa kohësh. Ata janë manipulues (dhe nuk po e them këtë nga paranoja!): Vaksinat janë pjesë e saj. Vendosja e një çipi nën lëkurën e të gjithëve: Jo! Jo për operacionet e Bill Gates, jo për 5G. “Një hapësirë ??e përsosur për dokumentarin e komplotit francez.










































