Google search engine
Home Lifestyle Shkence “The Lancet”: Këto grupe njerëzish rrezikohen të preken 2-fish nga koronavirusi

“The Lancet”: Këto grupe njerëzish rrezikohen të preken 2-fish nga koronavirusi

0
251

Sipas një studimi të publikuar në revistën “E-Clinic” dhe “The Lancet”, në mbi 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA-të, personat me ngjyrë dhe ata aziatikë, kanë më shumë gjasa të infektohen nga koronavirusi sesa personat e bardhë.

Ndonëse nuk ka ende një konfirmim lidhur me këtë çështje, studimi thekson se personat me ngjyrë janë dyfish të rrezikuar, ndërsa njerëzit me preardhje aziatike kanë 1.5 më shumë gjasa të infektohen.

Ky studim vjen disa muaj nga fushata në Mbretërinë e Bashkuar ku bëhej thirrje për mbrojtjen e këtyre komuniteteve nga rreziku i lartë nga virusi vdekjeprurës.

Studiuesit në hulumtimet më të fundit pohuan se arsyeja pse shifrat për këtë kategori janë më të larta, lidhet edhe me pozicionin e tyre të punës, pasi në shumicën e rasteve ata janë në vijën e parë.

Faktorë të tjerë që përmenden për këtë kategori përfshijnë statusin e ulët socio-ekonomik dhe jetesën e tyre në familje të mbipopulluara. Gjithashtu vlen të përmendet se ata janë të punësuar në pozicione ku puna nga shtëpia është e pamundur, ndaj e bën këtë kategori më të riskuar.

Një prej lektorëve të Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore, Dr Shirley Sze tha:”Ne duhet të punojmë për të minimizuar ekspozimin ndaj virusit në këto grupe në rrezik”.

Komisioni i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut (EHRC) tha se do të marrë në konsideratë këtë çështje ndërsa shefja ekzekutive e EHRC Rebecca Hilsenrath tha javën e kaluar se hetimi do të ndihmonte për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me pabarazinë racore./The Mirror

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here